Fshatrat e thella të Njësive Administrative Zerqan, Trebisht, Sopot e Shupenzë në Bashkinë Bulqizë prej 24 orësh janë pa energji elektrike. Dëbora e rënë një ditë më parë ka dëmtuar rrjetin përcjellës duke lënë në errësirë të plotë qindra abonent. Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se trashësia e borës në fshatrat e thella shkon deri në 30 centimetra, ndërsa Bashkia ka nisur hapjen e rrugëve rurale të njësive problematike. Gjatë ditës së sotme probleme ka patur edhe nga ngricat pasi temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në fshatrat e disa njësive administrative të Dibrës si Lurë, Kala e Dodës, Reç e Arras ku ka patur mungesë të energjisë elektrike që prej mbrëmjes së të Martës.