Video. Plas në Greqi/ Qindra të rinj thyejnë karantinën dhe festojnë me birra, përleshen me policinë
Policia greke u përlesh me një grup njerëzish të martën në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë, të cilët ksihin dalë të dëfrejnë.
Mediat helene raportojnë se qindra të rinj grek ishin mbledhur në shesh dhe kishin hapur kanaçet e birrave për të festuar, duke injoruar totalisht masat ndaj Covid-19.