Familja e Ndue Gjinit nga Fshati Baz në Bashkinë e Matit rrezikohet nga dëmtimi i banesës. Siç shihet edhe nga pamjet, banesa e modelit të vjetër është e çarë nga disa anë. Bashkëshortët Ndue e Marie Gjini thonë se jetojnë në banesën e tyre të frikësuar se një ditë mund t’i zërë brenda. Ata shprehen se dëmtimi i saj ka nisur prej vitesh dhe tërmet pas tërmeti, ajo tashmë është tepër e rrezikshme për të jetuar në të. Në pamundësi për të ndërtuar një banesë të re apo për tu zhvendosur diku tjetër, ata vijojnë të jetojnë aty, megjithëse janë koshient për rrezikun që iu kanoset. Çifti i bashkëshortëve Gjini iu bën apel instancave shtetërore dhe atyre humanitare që t’i ndihmojnë sa ende nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi. Drejtues të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Bashkinë Mat thanë se rasti i familjes Gjini është i evidentuar dhe se po shihet mundësia për ta ndihmuar.