Shqipëria është mundur 0-1 nga Lituania në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja kuqezi u shfaq në fushë pa ide, duke mos krijuar asnjë rast të rrezikshëm në portën kundërshtare.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Kazlauskas, në minutën e 51, pas një pasimi të gabuar prapa të Gjasulës.

Vetëm Manaj paraqiti rrezikshmëri me anë të një goditjeje dënimi në pjesën e dytë, që u shpëtua nga portieri mik.

Lodhja ishte e dukshme mes lojtarëve të përfaqësueses sonë dhe as zëvendësimet e trajnerit Reja nuk sollën freski. Në fund të takimit, kapiteni Elseid Hysaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 lojtarë Shqipërinë.

Në Grupin 4 të Ligës C, Shqipëria, Lituania, Bjellorusia dhe Kazakistani kanë nga 3 pikë secila, duke lënë gjithçka të hapur për vendin e parë të grupit.