OSBE ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur dy ditë më parë ndaj gazetarit të Mat televizion, Enver Doçi. Gazetari Doçi u dhunua nga policia, teksa po filmonte momentin e arrestimit të disa personave. Lidhur me këtë ngjarje, OSBE shprehet e shqetësuar, duke thënë se dhuna ndaj një anëtari të medias është e papranueshme.
Përmes “Twitter”, OSBE iu bën thirrje autoriteteve të hetojnë për incidentin e ndodhur në Dibër, si dhe të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve.
“ Sulmi fizik ndaj gazetarit të Mat Televizion, Enver Doçi. Dhuna kundër një anëtari të medias, e pa-pranueshme. Sulmi ndaj gazetarit gjatë operacionit të policisë. Thirrje autoriteteve të hetojnë incidentin ndaj gazetarit. Thirrje autoriteteve të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve”, thuhet në reagimin e postuar në faqen zyrtare në “Twiter” të OSBE.