Operacion anti-kanabis në Krujë. Policia bën me dije se janë arrestuar 2 persona, përkatësisht B. Z., 37 vjeç dhe V. U., 36 vjeçe, pasi janë kapur me 17 kg kanabis. Uniformat blu bëjnë me dije se në banesën e 37-vjeçari janë gjetur 14 kg drogë, ndërsa në banesën e 36-vjeçares 3 kg drogë.
Mbi ta rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Vijon kontrolli masiv i territorit, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditen dy raste në rrethin e Krujës.
Sekuestrohen rreth 17 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi heroinë.
Shërbimet e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për ushtrimin e kontrolleve në territore, banesa dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë evidentuan dhe goditur 2 raste.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa bimë narkotike cannabis sativa.
V. U., 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 435 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.