Shumë objekte ushtarake të cilat kanë funksionuar deri në vitet 90-të sot janë gati të kthyera në gërmadha. Për shkak të strukturës aktuale të Forcave tona të Armatosura këto objekte janë jashtë përdorimit. Duke qenë se janë aset i ushtrisë, banorët që jetojnë pranë tyre thonë se duhet të mirëmbahen. Një rast i ngjashëm është ai në fshatin Dovolan të Dibrës. Riza Agolli thotë se mirë është që këto objekte të mirëmbahen dhe të jenë në gjendje të mirë pasi nuk i dihet asnjëherë të ardhmes duke parë edhe situatën në të cilën ndodhen disa vende të botës ku konfliktet janë të hapura dhe nevoja për strehim është e madhe.
Nga ana tjetër, banorët thonë se nëse autoritetet gjykojnë se janë të panevojshme, këto objekte përfshirë edhe tunelet, t’ju jepen në përdorim atyre.