Këto janë pasojat që shkaktoi tërmeti i 15 Janarit në banesën e familjes së Nuredin Hoxhës nga fshati Xibër – Murrize i Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Lëkundja e fortë bëri që gjysma e murit të banesës dy katëshe të shembej, duke vënë në rrezik të gjithë anëtarët e familjes që ndodhedhin në atë moment brenda. Nuredin Hoxha thotë se deri tani kanë shkuar dy komisione nga Mbrojtja Civile. Komisioni i parë ka qenë i kontratimit, i dytë i verifikimit dhe pritet që komisioni i tretë të shkojë për të vlerësuar dëmin. Nga ana tjetër, Nuredin Hoxha thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe se frika më e madhe është shembja totale e shtëpisë.

  Tërmeti i 15 Janarit me epiqendër në Xibër fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Enver Doçi