Një nga familjet e dëmtuara nga tërmeti i 15 Janarit të këtij viti është familja Hoxha nga fshati Xibër – Murrize në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Kryefamiljari Nuredin Hoxha thotë se deri tani nuk ka asnjë dijeni se çfarë do të bëhet me banesën e tij e cila edhe në kushtet që ndodhet sot është e rrezikshme pasi njëra nga anët e murit është e shembur dhe rrezikohet që të shembet edhe pjesa tjetër. Ai dhe familja e tij nuk janë futur më në këtë banesë që në momentin që u shemb nga lëkundjet e tërmetit të Janarit të këtij viti. Nuredin Hoxha shprehet se aty kanë shkuar vetëm grupet e konstatimit dhe verifikimit, ndërsa nuk ka dijeni se çfarë është bërë me rastin e tij.

Familja Hoxha është ndër familjet më të dëmtuara nga tërmeti i Janarit të këtij viti epiqendra e të cilit ishte një Njësinë Administrative Xibër në Klos.