Nuk jam optimist për çeljen e negociatave me BE-në

0
7

Në një intervistë për median irlandeze “The Irish Times”, kryeministri Edi Rama ka folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në. Rama ka thënë se nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën e ardhshme në Këshillin Evropian, ku do të diskutohet për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“A jam optimist? Jo. Nuk ka shumë për të qenë optimist për çfarë po ndodh sot në Evropë. Jam optimist për të ardhmen e vendit (Shqipërisë), por jo për çfarë do të ndodhë javën e ardhshme”,

është shprehur Rama për median irlandeze, njoftojnë mediat në Shqipëri, përcjell eo. Ai ka thënë më tej se Shqipëria është në një dëm kolateral.

“Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti”

, ka thënë kryeministri.