“Ne nuk kishim në dorë asgjë në vendimin e aleatit tonë strategjik. Nuk mund ta ndalonim.”
Këhstu u shpreh Lulzim Basha nga Dibra ku po mban një takim me demokratët. Kreu i PD tha se ka punuar me muaj me Sali Berishën pas atij vendimi të Amerikës, por në fund ish-kryeministri sipas tij, vendosi interesin e tij mbi atë të demorkatëve.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Ne nuk kishim në dorë asgjë në vendimin e aleatit tonë strategjik. Nuk mund ta ndalonim. Shpallja e Sali Berishës non grata është vendim i SHBA. Unë kam punuar me muaj me të për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës. Por në fund fund ai vendosi interesin e tij mbi interesin e demokratëve.
PD në këto ditë të vështira u vendos para dy mundësive: te mbetemi peng i një lufte të brendshme të nisur nga një njeri për interesat personale, që do të zerojë 31 vite sakrificë, do të vërë në rrezik të ardhmen e forcës tonë politike, do të çbëj projektet tona për rinin demokrate, apo të zgjedhim të ardhmen?
Ne jemi mbledhur pak ditë pasi Kuvendi Kombëtar u mblodh në Tiranë dhe vendosi atë që do vendoste çdokush për familjen ne vet. Vendosi të zgjedhë të ardhmen. Të shkëputemi nga tranzicioni. Askush nuk është habitur dhe shqiptarët e kanë mirëpritur zgjedhjen tonë sepse ne jemi PD dhe kemi lindur për shkak të shpresës së shqiptarëve për ndryshim.
Sot, i njëjti mision është para nesh si 31 vite më parë. Para 31 vitesh kishim Byronë Politike. Sot kemi Edi Ramën me 6 oligarkë dhe 6 kriminelë që kanë marrë peng Shqipërinë. Ky rrugëtim që nisim së bashku nuk është pa vështirësi.