Burreli ka zhvilluar sot ndeshjen e parë zyrtare në sezonin e ri kalendarik.
Kupa e Republikës nuk ishte objektiv i matjanëve dhe kjo u pa edhe nga formacioni startues ku mungonin shumë nga titullarët.
Pavarsisht kësaj lojtarët e hedhur në fushë nga Nikaj zhvilluan një lojë mjaft të mirë duke vënë jo pak në vështir krutanët.
Golat të gjithë u shënuan në pjesën e dytë dhe i pari që shënoj ishte Shkalla i krutanëve me anë të një goditje me kokë.
Burreli barazoi në minutën e 76 me anë të Mallunxës i cili duhet thën bashkë me Kocën ishin lojtarët më të mirë në fushë për Burrelin.
Në fund ishte lojtari afrikan Obekuku i cili fare pranë zonës godet mjaft mirë dhe vulos takimim.