Lajm i rëndësishëm për qytetarët në lidhje me ndryshimet e trafikut në Rrugën e Arbrit për shkak të punimeve në asfaltim. ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) ka bërë të ditur se një segment i kësaj rruge do të bllokohet përkohësisht nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit. Bllokimi është caktuar për datat 20, 22, dhe 23 Prill (e Shtunë, e Hënë, dhe e Martë) në orarin nga ora 8:00 deri në ora 18:00.

Për të shmangur këto bllokime, ARRSH ka ofruar rrugë alternative për udhëtarët që vijnë nga drejtimi Tiranë-Peshkopi dhe anasjelltas. Për qytetarët që duan të lëvizin në këtë zonë gjatë këtyre ditëve, rrugët alternative janë: Rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi dhe Rruga e Fshatit Gurë i Bardhë me kalim nëpërmjet Urës së Shkallës, e cila çon drejt Rrethrrotullimit të Klosit dhe anasjelltas.

ARRSH lajmëron të gjithë udhëtarët dhe shoferet që përdorin segmentin e rrugës Arbrit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit, për të qenë të përgatitur për ndryshimet në trafik dhe për të zgjedhur rrugën më të përshtatshme për udhëtimin e tyre gjatë këtyre ditëve të bllokimit të përkohshëm.