Të djathtët europianë janë të shqetësuar për krizën dhe përçarjen e madhe brenda PD-së dhe për këtë kanë nisur një mision pajtimi mes palëve.
Mësohet se Elmar Brook, ish-eurodeputet gjerman i CDU-së dhe sot anëtar i CDU-së, e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropiane është takuar me Sali Berishën dhe Belind Këlliçin, ku fokusi i bisedimeve ishte zgjidhja e krizës në PD.
Ndërkohë, nga PD zyrtare, Brook mësohet se ka takuar edhe kreun demokrat, Lulzim Bashën.Ish eurodeputeti gjerman i CDU, i cili me kërkesë të David Mecallister është në kryeqytet për të mbledhur informacion.
Këto janë zhvillimet më të fundit brenda dy kampeve të PD-së dhe që shihen si tentativa për të afruar palët, ku tashmë janë dhënë sinjalet e para përafruesve.
Sot ka pasur sërish zëra kritikë, të cilët para seancës i kanë kërkuar dorëheqjen Bashës, por nënkryetarja Grida Duma nuk ka folur më për afate, por i ka kërkuar kryedemokratit që të mos zvarrisë procesin pasi deputetët janë në pritje të një përgjigje nga ana e tij. Basha ka premtuar se do të bëjë një hap pas dhe të gjithë janë në pritje.
Deputetët e PD-së kanë dhënë si një formulë zgjidhje dorëheqjen e Bashës, por edhe largimin e Berishës, ndërsa më vonë si hap i radhës parashikohet krijimi i grupi të përbashkët dhe mbajtjen e një Kongresi Pajtimi. Grupimi Berisha kishte parashikuar mbajtjen e Kuvendit më 22 mars, por e shtyu atë për në fund të muajit prill.
Ky vendim shihet si një hap i parë për të arritur një kompromis. Ish-kryeministri Berisha sot u shfaq më i zbutur në qëndrimet e tij duke mos e sulmuar Bashën, duke mos i përmendur epitetin “Lul Brava”. Ai theksoi se do të bëjë cc’të jetë e mundur bashkimin e PD-së.