Vetëm një ditë pas ndeshjes miqësore të luajtur në Fushë Krujë me Kastriotin, matjanët kanë zyrtarizuar një tjetër futbollist që do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për të vetmin sportist të huaj në skuadrën e këtij sezoni, japonezin Yuta Takahashi.

Mësohet se mbrojtësi nga japonia ka dhënë super performancë në ndeshjen ndaj ekipit të superligës Kastriotit.

Kjo ka bërë që stafi teknik dhe klubi të dakordësohen për ta bërë pjesë zyrtarisht të formacionit të sezonit 2020 – 2021. Takahashi ishte në provë tek Burreli prej 10 ditësh, ku dhe iu nënshtrua kontrolleve të stafit teknik derisa e bindi këtë të fundit që mund të japë kontributin e tij në këtë sezon.