Nisin punimet në rrugën Qaf Buall - Krastë, e fiton njëra nga kompanitë që ishte edhe në projektin e parë

Nisin punimet në rrugën Qaf Buall - Krastë, e fiton njëra nga kompanitë që ishte edhe në projektin e parë

Ka nisur puna për kontratën e re të sistemim asfaltimit të rrugës Qaf Buall - Krastë me gjatësi 16.5 kilometra. Autoriteti rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë fituese për projektin “Plotësim i punimeve rruga Qafa e Buallit - Martanesh”, i cili është fituar për zbatim nga kompania “Ergi sh.p.k, në vlerën e 1 miliard e 40 milion lekë të rinj, ose rreth 11 milion euro. Ky projekt vjen pas porojektit të parë i cili nisi zbatimin në vitin 2023 dhe kushtoi 11 milion euro. Projekti i parë parashikonte që e gjithë rruga t’i nënshtrohej rikonstruksionit të plotë që nga zgjerimi i trasesë e deri tek shtrimi me asfalt. Por bashkimi I kompanive të mëparshme “BE-IS” shpk, “ERGI” shpk dhe “VËLLEZËRIT HYSA” shpk e përfunduan buxhetin vetëm me zgjerimin e trasesë duke mos bërë asnjë punim më shumë. Pas kësaj situate Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tenderuar një tjetër projekt po në të njëjtën vlerë duke e çuar gjithë investimin në rreth 22 milion euro. Ditët e fundit, kompania fituese ka nisur punën për vendosjen e rrjetës mbrojtëse në shpatin e malit ku është problematike situata me rënien e gurëve.