Ka nisur zbatimi i projektit për rikonstruksionin total të godinës së çerdhes numër 2 në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit. Projekti i Bashkisë Mat ka gjetur financimin përbashkët me IADSA ku do të bëhet rikonstruksion i plotë edhe i godinës së kopshtit numër 3 që është në lagjen “Drita”. Për të parë nga afër fillimin e punimeve ishte kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili tha se ky investim jo vetëm do të ndryshojë pamjen e godinës, por do të ketë kushte modern për fëmijët që e frekuentojnë atë. Gjithashtu Malaj u shpreh se për shkak të kërkesave në rritje në çerdhet e qytetit të Burrelit do të hapen grupe fëmijësh edhe të moshës gjashtë muajsh për t’ju ardhur në ndihmë prindërve që janë të punësuar.

Pas përfundimit të punimeve në këtë çerdhe do të nisë menjëherë puna për rikonstruksionin e objektit të kopshtit numër 3 në lagjen “Drita” të qytetit të Burrelit.