Pas rikonstruksionit të përgjithshëm që ju bë pak muaj më parë godinës së Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda” të qytetit të Burrelit, tashmë ka nisur një tjetër investim. Me financim të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po bëhet tashmë rikonstruksioni total i sallës së madhe të aktiviteve. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte kryetarti i Bashkisë Mat, Agron Malaj. Ai tha se ky investim përmbyll rikonstruksionin total të objektit, ndërsa ambjentet do të jenë bashkëkohore për të gjitha llojet e aktiviteteve që do të zhvillojhen në të ardhmen në të.

Po ashtu, Malaj tha se një tjetër investim është edhe ambjenti që do të ndërtohet ngjitur me Pallatin e Kulturës si Qendër e të Moshuarve, në mënyrë që edhe këta të fundit të kenë ambjente bashkëkohore.

Rikonstruksioni i sallës së madhe të Pallatit të Kulturës pritet të mbyllet ne një kohë të shkurtër në mënyrë që të mos pengohet zhvillimi i aktiviteteve kulturore.