Bashkia e Matit ka nisur punën për rehabilitimin e rrugëve rurale të cilat ishin kthyer në një problem të madh për banorët e të gjitha njësive administrative. Mungesa e ndërhyrjes prej disa muajsh kishte bërë që këto rrugë gati të bëheshin të pakalueshme.

Këtë të Martë mjetet e Drejtorisë së Shërbimeve kanë nisur punën në rrugën e fshatit Mallunxë në Njësinë Administrative Lis. Përgjegjësi i Agjensisë së Rrugëve në Bashkinë Mat, Hasan Dervishi tha se në ndërhyrjet në këto rrugë do të bëhet shtrimi i tyre, hapja e kanaleve kulluese anësore si dhe vendosje e tumbinove aty ku do të jetë e nevojshme.

Aktualisht puna ka nisur me një grup, ndërsa në ditët në vijim do të operojnë dy grupe për të bërë të mundur rehabilitimin e të gjitha rrugëve në një kohë të shkurtër.