Ka nisur puna në fazën e dytë të zbatimit të projektit “Transformimi urban në hapsira publike kryesore rajoni 1 dhe 2, blloku i banimit Drita, Sheshi “Ahmet Zogu” dhe rruga lidhëse mes tyre. Në fazën e dytë të këtij projekti është rikonstruksioni total i rrugës së njohur si unaza e vogël e cila do të bëhet me dy sense lëvizjeje. Për të parë fillimin e punimeve ishte kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se me këto investime i jepet frymëmarrje qytetit të Burrelit, pasi shehi “Ahmet Zogu” do të jetë pedonale e përhershme dhe i gjithë trafiku i lëvizjes së mjeteve do të kalojë nga kjo rrugë.
Punimet për zbatimin e të gjithë projektit që nga blloku i banimit Drita 1, unaza e vogël e qytetit dhe sheshi “Ahmet Zogu” do të mbyllen në harkun kohor të një viti. Ato kanë nisur në muajin tetor të vitit të kaluar dhe do të mbyllen në Tetor të këtij viti.