Ka nisur këtë të hënë Censi i Popullsisë dhe Banesave, i cili do të zgjasë për 6 javë. Në të gjithë Qarkun Dibër, janë 176 anketues anketuesish që do të veprojnë në terren. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se çdo gjë është gati dhe se anketuesit kanë nisur punën në terren për të trokitur derë më derë për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Sipas prefektit Shehu ky census do të hedhë dritë mbi popullsinë reale që jeton në vendin tonë dhe numrin e banesave. Ai gjithashtu ju bëri apel qytetarëve që t’i përgjigjen pyetjeve të anketuesve pasi refuzimi ndëshkohet me gjobë.
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.