Muaji Dhjetor është muaji që të gjithë mezi e presin për shkak të atmosferës që përcillet me rastin e festave të fundvitit. Të gjitha qytetet por jo vetëm dekorohen me dritat shumëngjyrëshe ndërsa në sheshet kryesore vendoset pema simbol e ardhjes së Vitit të Ri.

Me këtë rast Bashkia e Matit bërë ritualin e ndezjes së dritave të pemës që simbolizon ndërrimin e viteve. Në orën 17:00 të së premtes, mes dhjetra fëmijëve të pranishëm e qytetarëve të ndryshëm u bë numërimi mbrapsht nga 10 në 0 për ndezjen e dritave të pemës së festave të fundvitit. Ky aktivitet u shoqërua edhe nga një minikoncert i realizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Ymer Neli”, Mat. Atmosfera festive pritet të ndizet akoma më shumë me dekoret që do të vendosen nga subjektet tregtare apo dhe vetë qytetarët në banesat e tyre, duke i dhënë një pamje krejt ndryshe gjithë qytetit të Burrelit