Temperaturat në zonën e Bulqizës vijojnë të jenë në vlera negative prej më shumë se një jave. Kjo ka bërë që banorët ta kenë thuajse të pamundur furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të ngrirjes së tubacioneve. Zelie Shehu thotë se ujin po e sigurojnë në burime të tjera pasi tubacionet e rrjetit të ujësjellësit kanë ngrirë prej afro 10 ditësh si pasojë e temperaturave që kanë zbritur deri në – 14 gradë Celsius.

  Nga ana tjetër, Zelie Shehu thotë se janë vendosur tek çdo familjarë matësa por ujë nuk ka në rrjet, duke bërë që të jenë të detyruar të shfrytëzojnë burimet e tjera natyrore jashtë qytetit.

Vendi ynë por kryesisht verilindja u përfshi ditë më parë nga një mot i acartë ku temperaturat zbritën ndjeshëm duke krijuar vështirësi në furnizimin me ujë të banorëve në Bulqizë e Dibër.

Enver Doçi