Reagimi ne facebook i Agron Malaj

Partia Demokratike tenton ta kthejë Matin në ’97-tën !

Një ngjarje e pazakontë, tejet e turpshme, mjaft e dhunshme ndodhi mesditën e djeshme në qytetet Burrel e Klos. Kryebashkiakët, efektivët e Policisë Bashkiake, drejtorët lokal të bashkive dhe disa militantë të paguar, të ardhur nga zonat rurale, treguan me zë dhe figurë se shkatërrimi i KZAZ-ve nr.16 e 17 ngjante me shkatërrimet e vitit 1997, kohë kur po kjo parti armatosi gjithë shqiptarët.
Kanë kaluar 22 vjet dhe matjanët më shumë se kushdo tjetër e “paguan” shtrenjtë vitin ’97. U vranë dhjetra matjanë të pafajshëm. U plagosën qindra të tjerë. U shkatërrua prona shtetërore dhe private.
Kurrësesi nuk mund të kthehet ai vit i mbrapshtë. Por dëmin Partia Demokratike e Matit e bëri. Matjanët u evidentuan nga mediat kombëtare e lokale si njerëz të dhunshëm, agresivë, problematikë.
Por, qytetaria matjane do të ngrihet me siguri mbi aktet barbare, mbi njerëzit që për interesa të ngushta janë gati të bëjnë kërdinë, mbi vendorët që e kanë marrë peng Matin prej vitesh.