Ngjarje e rëndë në Kukës; 16-vjeçari mbytet në liqenin e Fierzës

0
8

 Policia e Kukësit ka njoftuar sot se një djalë 16-vjeçar është mbytur në liqenin e Fierzës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, teksa i mituri me iniciale K.S., kishte shkuar të lahej.

Trupi i tij është gjetur nga peshkatarët e zonës, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.