Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 43 vjeçari u shënua pasditën e sotme në malin e Tërnovës në Bulqizë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një mjet tip kamion i cili po transportonte lëndë drusore ka dalë nga në vendin e quajtur Fushë-Lopë të Njësisë Administrative Fushë-Bulqizë rruga duke përfunduar në humnerë.

Për pasojë ka humbur jetën 43 vjeçari Gafurr Suma dhe është plagosur Aleksandër Tola i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit të rëndë.