Pas shoqërimit të enjten në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të hetimeve  të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, është bërë arrestimi i shtetasit Flamur Kamberi, 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Gjithashtu policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për tre shtetas të tjerë A.K., 33 vjeç; H.T, 42 vjeç; R.K, 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë e Vogël.

Nga hetimet e kryera ka  rezultuar se të gjithë këta persona kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasi Flamur Kamberi, ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit Vasil Kamberi, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes,  kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale,  4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.

Mësohet se procedimi penal për shtetasit që ishin sëbashku ditën e djeshme ka nisur për shkak se ende është në fuqi moratoriumi i gjuetisë. Ky moratorium i vendosur me vendim të këshillit të ministrave, përfundon me 27 Gusht të këtij viti.