Ngjarja makabre në Tiranë ku u vetëflijuan nënë e bijë një ditë më parë, ka ngjallur reagimin qytetar në mbarë vendin. Qytetarët e Bulqizës thonë se sekti fetar i Dëshmitarëve të Jehovajt është edhe prezent edhe në qytetin e tyre prej rreth 20 vitesh. Ata shprehen se një ndër predikimet që ju bëhen anëtarëve të këtij sekti por edhe atyre që i ftojnë të bëhen pjesë është ringjallja. Madje jashtë kameras ata shprehen se ka patur disa raste kur anëtarë të këtij sekti janë vetëflijuar me besimin që do ringjallen.
Hazis Hoxha është pjesë e këtij sekti fetar që prej vitit 2000. Por Hazisi thotë se në besimin e tyre nuk këshillohet vetëlfijimi dhe se rasti i Tiranës nuk mund të jetë pjesë e tyre, ose sipas tij, ata nuk e kanë njohur shumë mirë këtë sekt fetar.
Një ditë më parë dy pjestarë të familjes Josifi në Tiranë u gjetën të vdekur në banesën e tyre nga shërbimi zjarrfikës dhe policia, ndërsa njëra prej vajzave ishte në gjendje të rëndë. Sipas dëshmive të mbledhur atje, ata i përkisnin sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovajt”, por kjo u mohua më vonë nga dega e këtij sekti në Shqipëri.