…Ishte kohë e largët ai tetor i 1998-s kur “Mat Televizion” u themelua, por shumë të afërta janë kujtimet, sakrificat e “bërthamës” së parë të këtij Televizioni. Përkushtimi, ndërgjegjësimi, devotshmëria e këtij personeli për t’u prezantuar tek publiku matjan sa më korrekt e sa më me profesionalizëm, në një kohë që akoma zgjoheshim e flinim në krismat e armëve nga trazirat e vitit 1997, e shumëfishonte vullnetin e punës tonë. 

Dua të kujtoj “celulën” e parë të “Mat Televizion”: Luftim & Afrim Vani (administratorë),Shemsi Sulaj (regjisor) Ermira Hasula(spikere), Arjan Zeneli(montazhier dhe teknik transmetimi), Basir Bushkashi (gazetar), Engjëll Mulellari(operator).

Shumë shpejt kyTelevizion u bë shumë i dashur për tëgjithë matjanët. Në një kohë shumë të shkurtër u realizua i gjithë zhanri televiziv;kronika, telereportazhe, emisione të ndryshme e deri në transmetime të drejtpërdrejta.

Sot “Mat Televizion” ka marrë formën dhe pamjen e njëtelevizioni serioz dhe korrekt, ku ndiqet nga mijëra shikues, brenda e jashtë atdheut, dhe për këtë ndihem krenar që kam qenë pjesë e tij në vitet e para të jetës së kësaj medie vizive.

Në këtë përvjetor Ju uroj nga zemra punë të mbarë e suksese të gjithe stafit të“Mat Televizion”!

Ju përshëndespërzemërsisht nga Florida, Amerikë,

Engjëll Mulellari