Në këto ditë, me afrimin e përvjetorit të 25 të Mat Televizion, janë hedhur shumë shkrime ,opinione të cilat tregojnë rrugën e ngritjes së këtij televizioni. Më datën 22.10.1998 ,në qytetin e Burrelit doli sigla e Mat Televizion. Me rënien e sistemit natyrisht do të merrte zhvillim dhe tregu mediatik shqiptar. Çdo media Lokale në Shqipëri ka një veçori, Mat Televizion ka një krejt të veçantë që dua ta theksoj. U krijua e doli në transmetim në vitin 1998,që ishte vazhdimi vitit të mbrapsht 1997 ,ku të gjithë ishin në luftë dhe askush s’e merrte vesh se me kë luftonte . U krijua në atë moment kur Burrelit dhe me gjerë i vinte era barut, ku personeli duhet të zgjidhte rrugën për të vajtur në ngjarje,në studio… U krijua atëherë kur mungonte një dritare komunikimi ku intelektualë,personlitete e njerëz të respektuar e me reputacion t’i drejtoheshin popullit për të ulur armët. Këtë ndërmarrje të guximshme e morën me kurajo vëllezërit Luftim dhe Afrim Vani. Mat Televizion u rrit bashkë me personelin,ndoshta jo të gjithë profesionistë ,por u bënë të tillë falë punës, kurajës dhe mbështetjes që ju dhanë teleshikuesit matjanë, drejtuesi z. LUFTIM VANI, Inxhinieri i përkushtuar Afrim Vani, bashkëpunimi dhe fryma e grupit. Mat Televizion që në fillim si mision pati qytetarin ,teleshikuesin,problematikën,shqetësimin, i baraslarguar dhe i drejtë me grupimet politike, grupime apo individë. Nëpërmjet valëve të Mat Televizion, u promovuan vlerat më të mira matjane e më gjerë,informacion i shpejtë, jo vetëm evidentimi i problemit por ndjekja deri në zgjidhje. Sot Mat Televizion është nga televizionet më dinjitoze ne Rrjetin e televizioneve Lokale. Duke qenë pjesë e Shoqatës që në fillim, drejtori tij z. Luftim Vani, në cilësinë e nënkryetarit ka kontribuar në të gjitha drejtimet, në propozime në mbrojte të Medias Lokale nga konkurrenca e pandershme, legjislacioni, në institucionet shteterore ,komisionin e medias e të drejtën e Autorit. Sot Mat Televizion ka investuar në një teknologji të kohës sa asgjë nuk e dallon nga televizionet e mëdha. Natyrisht rruga e përshkuar këto 25 vite ka dhe vështirësitë e veta, nga themelimi e deri në situatat e rënda, të tërmeteve të njëpasnjëshme ,te COVIDIT, motit etj. Falë mbështetjes drejtuesve Luftim dhe Afrim Vani, përkushtimit personelit, punës në grup misioni i TV do realizohet më së miri. Natyrisht me disa rreshta nuk përmblidhet puna e Mat Televizion, por Shoqata e Rrjetit te Televizioneve Lokale ,do bashkëpunojë dhe mbështesë pa rezerva, si çdo TV tjetër dhe Mat Televizion. Suksese dhe arritje sa më të mëdha në përvjetorë të tjerë.

Mustafa Gjini Sekretar i Përgjithshëm, Rrjeti i Televizioneve Lokale Shqiptare.( RrTL).