STATUSI

25- vite Mat Tv drejtuar nga vllezërit Luftim Vani dhe Afrim Vani !

Të flasësh për televizionin e Mat Tv duhen shumë fjalë, por ne jemi krenar me këtë televizion por dhe kemi detyrim ti falenderojmë dhe t’ju urojmë edhe 125 vite të tjera brez pas brezi e mot pas moti dhe vetëm të mira ju dhashtë zoti.

Unë i falenderoj pa fund me gjithë zemër dhe emër për emër, pasi gjithmon më janë gjendur pranë në çdo emision, kronikë televizive, të gjithave aktiviteteve të mija në Burrel dhe në Klos duke filluar nga viti 2001 – 2022

Në kohën që drejtova Shoqatën Kulturore -Talentet e Reja-“Ahmet Zogu” Mat nga viti 2010-2013 dhe Grupin Folklorik “Petralba” Bashkia Klos, nga viti 2017-2022.

Mat Tv jo vetëm aktivitetet artistike, kulturore, historike, sportive, fatkeqësitë, bindjet politike pa dallim, është dhe zëri i qytetarit matjan e më gjerë për shumë problematikash që nëpërmjet Mat Tv, kanë marrë rrugë zgjidhje duke ngritur problematikat dhe ankesat e qytetarëve matjan.

Mat Tv është vlerë jo vetëm për Matin por mbarë opinionin matjan e më gjerë!

I uroj jetëgjatsi dhe mbarsi në vazhdimësi ashtu që për 25- vite është dhe do të jetë shembull si televizion duke shërbyer me cilësi, korrektësi, humanizëm, profesionalizëm në punën e tyre sëbashku me stafin e tyre!

Me shumë mirënjohje dhe konsideratën më të lartë për këtë televizion Mat Televizion e uroj festoftë sa më shumë vite:

Ikli Punavija

Bristol, më 12 tetor 2023