“Kujtimet janë thinjat e shpirtit”….
Kështu thotë një fjalë e urtë.
Ishin vite shumë të vështira kur nisëm bashkëpunimin me Mat Televizion. Pak muaj pas themelimit të tij u ftova për të punuar në median e parë vizive për trevën e Matit.
Një përvojë totalisht e re, pasi unë kisha punuar më parë në mediat e shkruara, në disa gazeta kombëtare e lokale. Por, shumë shpejt u ambjentuam me ekranin, me pronarët, me kolegët e aq më shumë me qytetarët.
Dhamë sa mundëm për zgjidhjen e shqetësimeve të matjanëve, për lartësimin e vlerave të kësaj krahine, për vlerësimin e ngjarjeve dhe njerëzve të rëndësishëm.

Me këto pak radhë nuk mund të themi gjithçka në lidhje me kontributin tonë dhe të kolegëve të Mat Tv, prej vitit 1998 deri në 2023.
Ky televizion feston 25 vjetorin e fillimit të transmetimeve. Për ne “puntorët” e medias kjo është një ngjarje e rëndësishme dhe do të kujtohet si e tillë gjithmonë….!
