Nesër sfida. Alcani: “Vlerësim maksimal Tërbunit, por fitojmë ne”

Share

Ekipi i futbollit Burreli do të luajë nesër në “Liri Ballabani” ndeshjen e radhës ku përballë do të ketë Tërbunin e Pukës. Matjanët nuk i kanë ndërprerë për asnjë ditë stërvitjet gjatë këtyre dy javëve edhe pse kushtet atmosferike të motit nuk kanë qenë të favorshme. Ndërkohë, për trajnerin e ekipit Alert Alcani skuadra është në formën më të mirë të mundshme dhe se këtë ndeshje do ta fitojë. Sipas tij, morali në ekip është i lartë ndërsa vazhdon përmirësimi në grup.

Ashtu si në çdo ndeshje, por kryesisht në shtëpi, prania e tifozërisë është e rëndësishme për skuadrën në fushën e gjelbërt ndaj dhe trajneri Alcani nuk harron t’i ftojë ata.

Përballja mes Burrelit dhe Tërbunit do të jetë nesër në orën 13:00 në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.

Read more

Local News