Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 11 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Ekipi i Burrelit do të presë në shtëpi skuadrën Luzi Vogël 2008.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi vjen në këtë ndeshje me frymëmarrje pas tri pikëve të vlefshme që mori javën e kaluar në përballjen në transfertë me ekipin e Tomorit të Beratit.
Nga ana tjetër, sfida është menmduar e vështirë edhe për faktin se ekipi i Luzit ndodhet në vendin e fundit të kategorisë së parë, çka do të bëjë që të luftojë fort për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, djemtë matjan janë të bindur që do të dalin nga kjo ndeshje me fitore.
Skuadra ka zhvilluar normalisht gjatë gjithë javës seancat stërvitore, ndërsa pritet që të japë maksimumin nesër në fushën e stadiumit “Liri Ballabani”.
Ndeshja mes Burrelit dhe Luzi Vogël 2008 do të luhet të shtunën në orën 13 e 30 minuta, ndërsa klubi iu kërkon sportdashësve mbështetje maksimale për skuadrën në çdo përballje që luan në këtë sezon.