NESËR, FESTA E KURBAN BAJRAMIT
Në prag të festës së Kurban Bajramit, e cila do të kremtohet të Mërkurën, besimtarët bektashinj në Bulqizë kanë kryer ritin e kurbanit. Si çdo vit besimtarë nga e gjithë Bulqiza janë mbledhur pranë teqeve, për të bërë kurban, mishin e të cilëve e ndajnë me të varfrit. Besimtarët shprehen se këtë rit e kryejnë prej shumë vitesh dhe se gjysmën e dashit kurban, e japin për njerëzit në nevojë dhe gjysmën e mbajnë për familjen e tyre. Dhjetra besimtarë bënë kurbanë në respekt të ditës së shënuar në kalendarin Islam, e cila është festa e Kurban Bajramit. Ata u shprehën se jo vetëm ndjejnë obligim për të bërë kurban por edhe detyrim shpirtëror ndaj Allahut. Festa e Kurban Bajramit lidhet me sakrificën që ka bërë njeriu ndaj krijuesit. Ndaj dhe kjo festë ka në simbolikë bërjen e një kurbani dhe faljen e pjesëve të mishit të tij nga kushdo që ka mundësi.