Paratërinjtë e Burrelit në kategorinë e parë në futboll, fituan këtë të shtunë ndaj Besëlidhjes së Lezhës në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Lulzim Kola fituan me rezultatin 3 me 1 duke marrë kështu një fitore të rëndësishme pas disa javësh. Rezultati pa gola u thye nga miqtë në minutën e 25 me Gazullin i cili shënoi nga një distancë e afërt nga porta vendase. Pas shumë tentativazsh, djmetë matjan barazojnë shifrat në 1 me 1 në minutën e 34 me Bungën. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa përmbysja erdhi në pjesën e dytë. Ndryshimet e trajnerit Kola dhanë efekt në fushë, pasi u shënuan edhe dy golat e tjerë. Është Cakoni që e çon rezultatin në 2 me 1 në minutën e 68-të e më pas 2 minuta nga fundi i takimit, shënon Vani golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshjeje. Për miqtë nuk ka më kohë për të ndryshuar rezultatin dhe gjithçka mbyllet Burreli 3 e Besëlidhja 1. Edhe me këto tri pikë të marra nuk ndryshon asgjë në renditjen e përgjithshme të paratërinjëve matjan të cilët vijojnë të renditen në vendin e 9, tashmë me 10 pikë.