Vitin e kaluar Agjencia për Zhvillim Bujqësor dheRural, njoftoi hapjen e thirrjes për skemën kombëtare të mbjelljeve të reja të grurit. Njoftimi për fermerët është bërë që me datë 21 Gusht 2022, për të qenë gati për aplikimet me datë 1 Shtator kur dhe niste aplikimi online.
Por këtë vit, fermerët shprehen se nuk kanë asnjë njoftim për hapjen e thirrjes së aplikimeve për këtë sezon. Për vitin e kaluar “Mbështetja për kultivimin e grurit, për sipërfaqe të mbjellë ishte për jo më pak se 1 HA, në vlerë 30.000 lekë/HA. Përfitues për masën mbështetëse 7/1 u bënë fermerë individual, persona fizik, juridik, Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor etj.
Burimet tona thonë se vitin e kaluar afro 25% e aplikantëve të cilët u kualifikuan nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nuk e kanë marrë ende sasinë e karburantit që ju takonte sipas sipërfaqes, ndërsa vonesa ka patur edhe për fermerët që kanë aplikuar për mbjelljet stinore të pranverës. Fermerët e mbjelljes së grurit për sezonin e ardhshëm janë sekptik për hapjen e thirrjes së mbështetjes me grant nga AZHBR për sa kohë ende nuk janë likujduar një pjesë e mirë e fermerëve të sezonit të kaluar.