Policia e Lezhës ka ndaluar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Ura e Matit “, Milot , bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin E.D., 29 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.