Janë 21 të burgosur, në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel të cilët kanë përfituar nga akti normativ për situatën emergjente të krijuar, pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Të burgosurit do të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre për 3 muaj dhe nëse dalin në rrugë do iu rritet dënimi i tyre me 5 vite.

Nga ky projektligj përfitojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Pjesë e listës janë edhe të dënuarit që iu kanë mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60-vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike.

Në total në të gjithë vendin janë 600 të burgosur të cilët do të përfitojnë nga akti normativ numër 3 datë 15.03.2020, të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim synon të ulë numrin e personave në institucione si një masë mbrojtëse ndaj virusit Covid-19.