Temperaturat shumë të ulta në Bulqizë të cilat një natë më parë ranë disa gradë nën zero, e kanë mbajtur situatën të vështirë. Shumë fshatra të kësaj bashkie vijojnë të jenë të izoluar ndërsa probleme ka edhe në lagjet e qytetit. Për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dendura, dëbora ka pushtuar rrugët e trotuaret e qytetit.
Ndonëse rrugët kryesore janë bërë të kalueshme paraditen e kësaj të hëne, ndërsa problem mbeten trotuaret. Vetë qytetarët dhe bizneset po pastronin trotuaret nga sasia e madhe e borës.
Ndërkohë rrugët e njësive administrative janë të hapura, ndërsa po punohet për pastrimin e rrugëve të fshatrave. Në këtë Bashki nuk ka patur emergjencë shëndetësore. Ndërkohë temperaturat në qytetin e minatorëve pritet të zbresin mbrëmjen e sotme deri në -20 gradë Celsius.

Shiko gjithashtu