Ekipi i futbollit Burreli vijon të testojë forcat para se të nisë gara e vërtetë në kategorinë e parë. Matjanët kishin planifikuar të luanin nj miqësore me Vllazninë e Shkodrës të mërkurën e 16 Shtatorit, por për shkak të një tjetër angazhimi të shkodranëve, ndeshja është anulluar.
Por drejtuesit e klubit dhe stafit tenik nuk kanë dashur ta humbasin mesjavën pa zhvilluar një përballje të vërtetë.
Nesër Burreli do të luajë në transfertë përballë ekipit Bylisi të Ballshit.
Matjanët pritet të testojnë veten me një ekip tjetër të superligës, kjo për faktin e qëllimit madhor që i kanë vendosur vetes në sezonin e ri, atë të kalimit në superligë. Ndeshja mes Bylisit dhe Burrelit do të luhet në orën 16:00.