Bundestagu dhe Qeveria Federale Gjermane mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duke mos i vendosur asnje kusht për celjen e negociatave.
Mediat kanë zbardhur kërkesën e grupeve parlamentar të CDU/CSU dhe SPD per Maqedonine e Veriut, per te cilen ndryshe nga Shqipëria, ka rekomanduar celjen e negociatave te anetaresimit.
Këshilli Evropian vendosimë 20 qershor 2019 që të marrë një vendim thelbesor sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019 përhapjen e negociatave të anetaresimit me Maqedonine e Veriut. Në raportin e tij të 29 majit 2019, Komisioni vleresoi progresin e arritur që nga vera 2018. Ne qershor 2018, ne konkulzionet e Keshillit, u vleresua se Maqedonia Veriore ka vazhduar procesin e reformës, duke dhënë rezultate në fushat kryesore të identifikuara. Përveç kësaj, mosmarrëveshja për Emrin u zgjidh me marrëveshjen me Greqinë, e cila hyri në fuqi në shkurt 2019 (“Marrëveshja e Prespës”). Bundestagu gjerman mbështet perspektivën e BE për Republikën e Maqedonisë Veriore dhe vlereson përpjekjet e vendit per reformën.
Në këtë raport shihet progresi i Maqedonise që ka ndryshuar rrënjësisht në një atmosferë politike gjithëpërfshirëse dhe të hapur. Përveç reformave në gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformës së shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike, kultura e kompromisit në peizazhin politik është përmirësuar gjithashtu e po ashtu një përfshirje më e mirë e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse politike.

Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut e nisen se bashku kete rruge por aktualisht pozitat e dy vendeve ballkanike ne raport me integrimin e tyre ne BE kane ndryshuar shume. Ndersa per Maqedonine e Veriut rekomandohet hapja e negociatave me ZERO kushte per tu plotesuar, krejt ndryshe paraqitet situata me vendin tone.