Të hënën, qytetarë të Dibrës dhe Bulqizës u ankuan për ndotje të rrjetit të ujit të pijshëm. Ndonëse në Dibër nuk ka ende një reagim zyrtar se nga se është shkaktuar ndotja, në Bulqizë sipas nënprefektit Avni Muliu ndotja ka ardhur për shkak të punimeve që po kryhen për sistemimin e rrjetit të ujërave të ndotura. Muliu bën përgjegjës kompaninë që po zbaton projektin”Gjoka Konstruksion”, e cila sipas tij ka dëmtuar linjën e ujit të pijshëm e për pasojë ka patur ndotje. Nisur nga kjo, këtë të martë janë marrë mostra për analizim nga Sektori i Higjenës pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë.

  Ishin qytetarët ata, që të hënën shprehën shqetësimin se sa herë ka reshje shiu, situata me furnizmin me ujë të pijshëm mbetet e njëjtë, pasi rrjeti ndotet.