Reshjet e fundit të shirave kanë bërë që mbeturinat që janë mbledhur që nga burimi i lumit Mat të mblidhen në liqenin e Ulzës. Kjo është pamja e të cilën e shohin çdo banorë apo vizitor në Ulzës gjatë ditëve të fundit.
Situatë e tillë problematike është prej vitesh për liqenin e Ulzës sidomos në stinën e vjeshtës dhe të pranverës ku prurjet e lumit Mat rriten ndjeshëm e tërheqin mbeturina të hedhura pa kriter nga zonët rurale që nga kaptina e Martaneshit e deri në Ulzës
Në këtë periudhë mbetjet plastike ndalen në digën e hidrocentralit të Ulzës për shkak të rënies drastike të nivelit të ujit si rezultat i shfrytëzimit në maksimum nga ana e kompanisë KURUM e cila ka privatizuar këtë hidrocentral prej vitesh.
Pastrimi i këtyre mbetjeve tani për tani mund të bëhet vetëm nëpërmjet shtratit të liqenit, pasi është e pamundur që ato të dalin nëpërmjet digës si rezultat i nivelit shumë të ulët të ujit. Në periudhën kur liqeni arrin kuotën maksimale, mbetje të tilla përfundojnë në liqenin e Shkopetit.