Bashkia e Matit bërë ritualin e ndezjes së dritave të pemës që simbolizon ndërrimin e viteve. Në orën 17:00 mes qindra fëmijëve të pranishëm e qytetarëve të ndryshëm u bë numërimi mbrapsht nga 10 për ndezjen e dritave të pemës së festave të fundvitit. Ky aktivitet u shoqërua edhe nga një minikoncert i realizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Ymer Neli”, Mat.