Prej dy ditësh specialist të shërbimit social në Bashkinë e Matit qëndruan në shesh për të mbledhur kontributet e qytetarëve matjan në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti i 26 Gushtit në Durrës e Thumanë.
Nën kujdesin e kryebashkiakut Agron Malaj, tre mjete me ndihma u dërguan mbrëmjen e sotme në rezervat e shtetit në Shkozet të Durrësit për tu shpërndarë më pas tek familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore e dy ditëve më parë.
Ndërkohë shuma monetare e mbledhur nga ky aksion do të depozitohet në e-albania, ku dhe është përcaktuar të derdhen të gjitha donacionet monetare që do të shkojnë për zonat e prekura nga tërmeti.