Për matjanët nesër mbyllet ky kampionat në kategorinë e parë. Burreli do të luajë ndeshjen vendimtare për t’i shpëtuar direkt rënies në një kategori më poshtë, në transfertë ndaj Veleçikut të Koplikut. Por duke parë rezultatet e javëve të fundit, matjanët i druhen aleancave kundër tyre.

Ndonëse nuk është rikuperuar ende siç duhet nga dëmtimi, në këtë ndeshje pritet të aktivizohet sulmuesi Spartak Ajazi. Nuk dihet nëse ai do të jetë që në fillim të ndeshjes, por e sigurtë është që do të kontribuojë për ekipin e tij. Po ashtu, do të jetë i gjithë formacioni për të luftuar për tri pikë.

Matjanët kërkojnë një fair play në këtë takim që me gjasë nuk do të ndodhë për shkak të aleancës së krijuar ndaj tyre dhe pozicionit kritik të Veleçikut.