Ekipi ynë i futbollit “Burreli” luajti sot ndeshjen e fundit për këtë kampionat në transfertë përballë Veleçikut. Ndonëse ishte parashikuar një përballje e vështirë, Burreli ja ka dalë mbanë duke i marrë tri pikë të vlefshme koplikasve në shtëpinë e tyre. Heroi i këtij takimi ka qenë Hyseni i cili ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 84. Tashmë Burreli ka siguruar direkt mbijetesën pa patur nevojë të ndeshet në play off. Në renditjen e kësaj jave matjanët janë të parët në grupin e play out me 25 pikë, ndjekur nga Veleçiku me 23 pikë, Iliria me 21 pikë, Shënkolli me 20 pikë dhe Vora em 12 pikë. Zyrtarisht kampionati i këtegorisë së parë do të mbyllet javën e ardhshme me përballjet Shënkolli – Veleçiku dhe Iliria – Vora.
Ndeshja deçizive.Burreli fiton ndaj Veleçikut dhe i shpëton direkt rënies në kategorinë e dytë

Share
Read more