Firma kontraktore qe po nderton rrugen e Arberit nga ura e Çerenecit deri tek rreth rrotullimi i Bllates prej ditesh ka vazhduar asflaltimin me ritme te shpejta. Deri me tani eshte asfaltuar nga ura e Çerenecit deri tek ura mbi Drinin e Zi. Po keshtu dhe nga rreth rrotullimi i Doganes se Bllates deri në afërsi të ures se Drinit te Zi. Brenda disa diteve pritet qe segementi rrugor te jete plotesisht i asflaltuar.

Por banoret e Gjorices kane hasur disa probleme me ndertimin e rruges se Arberit. Ata kane kerkuar qe me fillimin e ndertimit te rruges nen kalim per te vajtur tek tokat e tyre ne anen tjeter te rruges. Ndersa lagja Zogjaj sa here te kete reshje shiu 9 banesa te saj permbyten. Kështu ndodhi edhe diten e mërkurë ku shiu ne kete lagje solli sërish permbytje banesash. Sipas banoreve niveli i ujit ne banesa shkonte mbi 1 meter lartesi.

Banoret e Gjoricës shprehen se ky shqetsim eshte ngritur te firma ndertuese e rrugës së Arbërit dhe te bashkia e Bulqizes por nuk eshte gjetur asnje zgjidhje. Firma ndertuese nuk ka vendosur tubat me dimensionine te medha per te perballuar reshjet e shiut.

Per banoret e Gjoricës nje problem tjeter shqetsues eshte rruga qe kalon vetem disa metra larg banesave e cila eshte pa mure mbrojtese që të mund të bllokojnë daljen e makinave jashte rruges dhe dëmtimin e banesave ngjitur me të.