Nehat Kulla, i cili ishte cilësuar në media dhe në publik edhe si “gjenerali”, mësohet se ka ndërruar jetë gjatë natës. Nehat Kulla ishte nga të fortët e vitit 97, dhe ai mori epitetin gjenerali, për shkak se lëvizte në rrugët e vendit me një shevrolet ushtarake.
Kulla, është akuzuar nga drejtësia dhe është dënuar për vepra të rënda penale, si vrasja e shoferit të ish-Ministrit të Brendshëm, Shamata.
Ai ka vuajtur disa vite dënim. Së fundmi, kishte dalë nga qelia, dhe ishte në shtëpi. Pak kohë më parë, edhe vëllai i Nehatit, ndërroi jetë, siç u raportua nga media, si i prekur nga koronavirus. Nehat Kulla ishte 67 vjeç.
Ai e la qelinë rreth një vit më parë. Ishte dënuar me 20 vite burgim, për vrasjen e kryer në vitin 1998 në Golem.